Të gjithë e thërrisin “VER – LLAPA”, nga sot cigani bohem nuk do të duket më rrugëve të Tiranës, ndërron jetë i vetmuar

Mëngjesi I sotëm solli një ngjarje të trishtë. Veri, personazhi bohem I kryqëzimeve të kryeqytetit, nuk jeton më.

Një personazh I njohur nga gjithë kryeqytetasit dhe jo vetëm, personazhi I tij shpesh u imitua e u përqesh edhe nga politika. Por për të gjithë ata që e kanë njohur, e kanë parë, e kanë folur me të, kanë spikatur tek ai talljen për superluksin, makinat e shtrenjta dhe imitimin e përqeshjen e njerëzve brenda tyre.

Shumicën e kohës e kalonte në kryqëzimin te 21 Dhjetori në Tiranë dhe tani në ikje të tij nga kjo botë, përveç pikëllimit, njerëzit shprehin pakënaqësinë sesi nuk pati një institucion shtetëror ta merrte e të kujdesej për të për tia lehtësuar jetën. Por ndoshta as Veri nuk do ta donte ta kishte “luksin” e trajtimit mirë.

Lamtumirë o personazhi Bohem I kryeqyteti