Të gjithë shqiptarërt kanë ditë që e presin këtë përgjigje, Bora tregon në Përputhen nëse po e pret apo jo Donaldin

Të gjithë shqiptarërt kanë ditë që e presin këtë përgjigje, Bora tregon në Përputhen nëse po e pret apo jo Donaldin

Bora dhe Donaldi janë cifti që kanë dhuruar më shumë emocione për publikun me takimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bora shkoi për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk mungoi edhe takimi me Donaldin, i cili ia doli t’i rrëmbente një puthje.

Ditën e sotme, Bora është ngacmuar nga Naimi në puntatën e Për’puthen ku ka thënë “Të gjithë shqiptarët po presin përgjigjen”, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë: “Të presin pak se edhe unë po pres dikë…”

Kujtojmë se Donaldi nuk harroi datën e tyre dhe para disa ditësh, hoqi varësen nga qafa dhe e futi në një qese me ëmbëlsira për t’ia dhënë Borës. Ndërsa moderatorja bëri një postim në Instagram duke treguar se e kishte marrë surprizën dhe mesa duket, mund të ketë një ribashkim kur të jenë jashtë.