Tea befason:Unë nuk do lidhem kurrë me një djalë nga Kosova,kam arsye të fortë

Tea befason:Unë nuk do lidhem kurrë me një djalë nga Kosova,kam arsye të fortë

Sot në emisionin “Goca dhe Gra”, ka qenë i ftuar Fation Kuqari, ish-kokurrenti i “Për’puthen”, dhe bashkë me të, katër vajzat komentuan banorët e “Big Brother VIP”. /pamje meP0SHT

Mes tyre, Tea tha se nuk pëlqente asnjë nga djemtë në shtëpi, qoftë edhe fizikisht. Fatma i përmendi Granitin, si një nga djemtë më të pashëm, por Tea dha një përgjigje që s’pritej.

“Kam bërë betim që nuk përzihem me asnjë nga Kosova”, tha Tea, me batutën që shkaktoi të qeshura në studio.

Dhe arsyeja në fakt merret me mend. Në “Për’puthen” ajo njohu Beartin, me të cilin pati një lidhje disamujore. Mirëpo pas pak kohësh u ndanë dhe nuk i kursyen as “thumbat” në rrjetet sociale.

Kjo lidhje, me ‘fund aspak të lumtur’ e ka bërë Tean mesa duket të heqë dorë nga djemtë kosovarë. Ose mbase kjo e konkurrentes ishte thjesht ‘batutë’, pasi jo të gjithë janë njësoj, edhe nëse i lidh kombësia.

Ndërkohë, një javë më parë, Tea tha se ishte ‘single’, duke konfirmuar kështu ndarjen nga i dashuri, por nuk preferoi të jepte detaje. /pamje meP0SHT