Tea Trifoni ndahet nga i dashuri! Ish-konkurrentja e “Për’puthen” bëri deklaratën e çuditshme sot në emisionin e saj

Tea Trifoni ndahet nga i dashuri! Ish-konkurrentja e “Për’puthen” bëri deklaratën e çuditshme sot në emisionin e saj

Prej disa kohësh, Tea Trifoni ka zbuluar se është në një lidhje dashurie. Më parë, ajo ka treguar se ai është i panjohur nga publiku, dhe ajo e ka njohur rastësisht në një festë miqsh të përbashkët. Ndonëse ka postuar shpesh foto në shoqërinë e tij, Tea ka preferuar të mos ia zbulojë portretin.

Para pak javësh në emisionin “Goca dhe Gra” ajo u surprizua nga ai me një buqetë me trëndafila ku kishte një pusullë, ku shkruhej “Suksese shpirt”. Mirëpo, duket se Tea i ka dhënë fund romancës së saj.

Ditën e sotme në po këtë emision, po diskutohej rreth motiveve të dobëta që nxisin zënka në çift. E pyetur rreth kësaj çështjeje, Tea tha se është “single”, duke mos zbuluar më tej se çfarë ka ndodhur. “Ne kemi qenë vetëm duke u njohur, s’kemi qenë çift!”- tha Tea, duke surprizuar edhe bashkëmoderatoret e saj në këtë program.