Teksa sjell pamje nga ditëlindja, nuk do arrini dot ta njihni tashmë Bebe Rexhën me pamjen e re (Foto)

Bebe Rexha është një emër që komentohet mjaft shpesh nga mediat rozë edhe për paraqitjet e saj jashtë skenës muzikore.

Pak ditë më parë këngëtarja ka festuar 31-vjetorin, ndërsa së fundmi ka ndarë më ndjekësit e saj foto nga festa.

Po ajo që bie në sy është pamja e Bebes, e cila shihet ndryshe nga e jemi mësuar. Ajo shihet shumë elegante e veshur me një fustan lejla, ndërsa flokët i ka gërshet.

Gjithçka ka qenë e organizuar në shtëpinë e këngëtares, e mbushur me tullumbace dhe qirinj të vendosur buzë pishinës.

“Ditëlindja ime ishte e bukur. Ju falenderoj për të gjithë dashurinë. Ju dua”, shkruan Bebe në postimin e saj në Instagram.