Tërmeti i fuqishëm 4.4 ballë trondit Durrësin, qytetarët zgjohen të tmerruar nga gjumi dhe dalin jashtë banesave

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur qytetin e Durrësit pak minuta më parë, rreth orës 02:47.
Lëkundjet e fuqishme kanë qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km në veri të Durrësit, në thellësinë 10 km.

Raportohet se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, disa prej të cilëve kanë dalë jashtë banesave.

Nuk dihet nëse ka dëme materiale, pasi lëkundjet ishin të forta.

Në vetëm pak orë, në Durrës janë regjistruar 4 tërmete, ku ky i fundit ishte me intensitet më të lartë.

Ndërkohë raportohet se lëkundjet janë ndier edhe në Tiranë.