Tërmkolli: Zyrtarët e VV’së janë “bylbyla“

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pasi që këta të fundit kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në takimin virutal që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi.

Tërmkolli ka thënë se në Washington asnjëherë nuk është bërë marrëveshje siç e ka quajtur ajo e keqe për Kosovën.

Sipas saj shqiptarët në SHBA nuk kanë punuar për liderë, por kanë dhënë dhe japin gjithçka për vendin e tyre.
“Ore ‘bylbylat’ e VV-së! Në Ëashington kurrë nuk është bërë marrëveshje e keqe për Kosovën! Shqiptarët në SHBA nuk kanë punuar për liderë por kanë dhënë e po japin ende gjithçka për shtetin e popullin e Kosovës”, ka thënë Tërmkolli.

Gjithashtu ajo ka kritikuar LVV-në duke iu drejtuar se vetëm ju e “ndatë” Amerikën në të majtë e të djathtë, teksa thotë se tani doni ti ndani edhe shqiptarët atje.

“Vetëm ju e ‘ndatë’ Amerikën në të majtë e të djathtë duke e konsideruar të djathtën armiqësore ndaj Kosovës. Tani doni t’i ndani edhe shqiptarët atje! Mjaft e dëmtuat këtë vend! Tani edhe po e turpëroni! Ju e dini”, tha ajo.