Tra gjedi e dyfishtë/ Nëna ndërron jetë nga Covid-19, vajza e saj pëson atak kardiak gjatë funeralit

Një 32 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë funeralit të mamasë së saj.

Laura Richards, por kryente ceremoninë mortore të mamasë e cila kishte ndërruar jetë nga Covid-19 dhe papritur kishte ndjerë një dhimbje të madhe në kraharor.

Familjarët e pranishëm kanë nxituar t’a ndihmojnë, pasi fillimisht menduan se ajo po kalonte një krizë ankthi si pasojë e situatës.

Por, për fat të keq, Laura pësoi atak kardiak dhe askush nuk mundi t’a ndihmonte dot.

Motra e saj, Lisa tha:

Motra tjetër dhe bashkëshorti i saj u përpoqën dëshpërimisht t’a ndihmonin, por nuk mundën të bënin dot asgjë. Menduam se ishte thjesht ankth, pastaj njoftuam ambulancën. Doktorët e dërguan menjëherë në spital, por ajo nuk ia doli dot. Kjo ditë është dita më tragjike për familjen tonë.