Tragjedia me 8-vjeçarin në Fier, Stresi i bën thirrjen e fortë shtetit

Tragjedia me 8-vjeçarin në Fier, Stresi i bën thirrjen e fortë shtetit

Ngjarje e djeshme në Fier, ku një 8-vjeçar u v ra dhe u gropos nga Klodian Çalamani, ka tronditur të gjithë opinionin publik.

Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar të revoltuar.

Më i fundit, është reperi i famshëm, Stresi, i cili ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqen lulet që shokët e klasës kanë vënë mbi bangë.
“Tregojini vlerat shteti shqiptar: Mostra të tilla le të varen në litar. RIP Mateo”, ka shkruar reperi krahas fotos.