TRAGJIKE/ Të ngelur jetimë dhe pa asnjë të afërm, 8 fëmijë vdesin nga uria

TRAGJIKE/ Të ngelur jetimë dhe pa asnjë të afërm, 8 fëmijë vdesin nga uria

Tetë fëmijë jetimë dhe pa asnjë të afërm për t’u kujdesur për ta kanë ndërruar jetë nga uria në kryeqytetin afgan, Kabul.

Lajmin e bëri të ditur një sh-anëtar i Parlamentit të Afganistanit, i cili tha se fëmijët u gjetën në pjesën perëndimore të Kabulit, ndërkohë që kanë qenë banorët e lagjes ata që kanë varrosur trupat e tyre.

“Ata nuk e kishin askënd. Prindërit e tyre kanë vdekur dhe ata nuk kishin të afërm”, tha Mohammad Ali Bamian, një mësues i teologjisë Islame.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani do të përballet me krizë të madhe humanitare, përfshirë edhe urinë në masë, nëse ndihmat humanitare nuk dërgohen shpejt.

Agjencitë e OKB-së kanë thënë se teksa afrohet dimri, rreth 18 milionë afganë dëshpërimisht kanë nevojë për ushqim dhe strehim.