Tre fëmijët e vdekur shqiptar janë të moshës 6, 8 dhe 9 vjeç në Kumanovë (FOTO)

Tre fëmijë të moshës 6, 8 dhe 9 vjeç thuhet se janë viktimat e tragjedisë pas shpërthimit të bombolës në Fshatin Ramanli të Kumanovës, mëson TS.

Shpërthimi i bombolës ka ndodhur sot rreth orës 10.00 ku përpos tre viktimave 6 të tjerë kanë ngelur të plagosur ku janë transferuar në Spitalin e Shkupit pas lëndimeve të mëdha.
Në mesin e të lënduarëve është edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Sipas informacionit fillestar nga MPB, tre persona vdesin në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda.