Tronditet Big Brother! Çfarë i tha në gjuhën frënge nëna Granitit në Big Brother? (video)

Tronditet Big Brother! Çfarë i tha në gjuhën frënge nëna Granitit në Big Brother? (video)

Sonte Big Brother surprizoi ish-futbollistin nga Kosova, Granit Canën.

Produksioni ishte përkujdesur që Granitit t’i sillnin nënën e tij/pamjet meP0SHT.

Ani pse me rregullat e Big Brother nuk lejohet të flasin me kode, nëna e Granitit filloi t’i fliste në gjuhën frënge atij.

Derisa në fillim të surprizës nëna i tha Granitit që të dilte nga guaska, pasi ai nuk ishte Graniti që ata e njihnin.

Ndryshe, gjatë kësaj surprize, Graniti tregoi se qysh në moshën 8 vjeçare i ka munguar prezenca e babait të tij, pasi prindërit e tij janë ndarë./Reporteri.net/

Më herët Graniti rrëfeu momentet më të rëndësishme të jetës së tij, të mira apo të hidhura qofshin ato.

Ai tregoi se është rritur me vështirësi të mëdha ekonomike.

Divorci i prindërve la pas një dhimbje të madhe tek ai, plagë e cila nuk u shërua lehtë me vite të tëra.

Graniti tregoi se në adoleshencë i është dashur të përballojë gjithë përgjegjësitë familjare, si mashkulli i vetëm i shtëpisë.

I përlotur Graniti shprehu se familja është strehëza e tij e dashurisë dhe se nëna është pika e tij e dobët.

Pak minuta pas këtij rrëfimi, Graniti u përball me një surprizë shumë emocionale për të.

Ai pati mundësinë të takonte nënën e tij e cila iu drejtua me këto fjalë:

Dil nga guaska, ky nuk është Graniti që njohim. Lundro lirshëm, bisedo, bëj qejf, argëtohu.