U tha që kishte ndërruar jetë/ Këngëtari shqiptar i qetëson të gjithë: Jam mirë, jam gjallë

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, së fundmi është përballur me diçka jo fort të këndshme. Atë dikush përmes rrjeteve sociale e shpalli të v d ekur dhe me këtë rast nuk mungoi një reagim i reperit shqiptar.

Ai thekson se disa llogari të rreme kanë përhapur lajmin e vd ekj es së tij, por që është shëndoshë e mirë.

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me ll ogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë. Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të v d ekur unë nuk ua dëshiroj vd ek jen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.