“Unë jam la me Kledin, me Donaldin”/ Plas keq mes Granitit dhe Semit: Më ke prekur në…

“Unë jam la me Kledin, me Donaldin”/ Plas keq mes Granitit dhe Semit: Më ke prekur në…

Pasi gjithçka u sqarua mes Fifit dhe Granitit, duket se tani banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë ngritur dyshimet se Semi ka një pëlqim ndaj ish-futbollistit.

Në momentin që Graniti i tha Fifit se e sheh vetëm si motër, u duk sikur këngëtarja e njohur u mundua që të afrohej dhe të bisedonte me të. Madje kur ishin së bashku në dhomën e dënimit, ata komunikuan më shumë me njëri-tjetrin.
Edhe pas spektaklit të së martës kur po festonin nën tingujt e muzikës së “Top Albania Radio”, ata të dy dukeshin shumë pranë njëri-tjetrit. Madje Graniti po flirtonte me të, e një moment iu afrua dhe i tha se “dukej shumë e bukur”.

Por ditën e djeshme, teksa ishin ulur pothuajse të gjithë në oborr, Graniti i tha Semit se ajo e ka provokuar dhe ka flirtuar me të. Sipas tij, këngëtarja ka dashur ta bëjë Fifin xheloze, prandaj e lejoi që të lahej në dush njëkohësisht me të disa javë më parë.

Pjesë nga biseda:

Graniti: Ti je kon ajo që më ke provoku!

Semi: E di ti marrëdhënien që ke me atë gocën.

Graniti: Më ke provoku, më ke ardh më ke mshu në byth!

Semi: Unë ashtu e kam karakterin, puna jote se si reagon.

Graniti: A po a? Me më provoku mu a?

Semi: Jo, me të provoku jo!

Graniti: Po. Sa herë e ke pa Fifin, e ke bo naj gjest. Ke naj inat ndaj asaj?

Semi: Jo, e ke pa ti kshu.

Graniti: Pse Fifi e ka pa pra ashtu? Fif, a tu ka duk provokim ça ka bo?

Semi: Kam thënë është mashkulli më seksi Graniti, prandaj. Ideja është e tillë që unë kam qenë duke u larë. Marrëdhënien që ke me atë e di ti. Nëse bëhet xheloze, mos të ishte fut fare. Unë jam la me Kledin, me Donaldin. ‘e kam problem me u fut në dush me të tjerë. (i referohet momentit kur Graniti u fut të lahej në dush gjatë kohës që brenda ishte Semi).