“Vaksina 95% efektive”/ Kompania “Pfizer” bën njoftimin me rëndësi

Kompania Pfizer ka njoftuar se vaksina e saj është 95 për qind efektive. Gjithashtu theksohet se do të kërkojnë përdorim brenda pak ditëve.

Kompania numëron 170 raste të infektimit me koronavirus mes vullnetarëve që morën pjesë në testim. 162 prej tyre ishin persona që iu ishte injektuar një placebo, ndërsa 8 rastet e tjera kishin marrë vaksinën, gjë që nënkupton që efikasiteti i saj është rreth 95%.

Shefi i saj, Albert Bourla deklaroi se kompania ka mbledhur të dhënat e sigurisë që janë të nevojshme për të paraqitur një kërkese te FDA.

“Analiza përfundimtare tregon 95 për qind efektivitet. Ne do të kërkojmë autorizimin për përdorimin e emergjencës në FDA shumë shpejt”, tha Bourla, por anashkaloi pyetjen nëse paraqitja e Pfizer do të bëhej këtë javë.

“Të mos krijojmë pritshmëri. Ne do ta nxjerrim atë sapo të jetë gati”, theksoi ai.

Javën e kaluar, kur bëri dhe prezantimin, Pfizer deklaroi se vaksina e saj ishte mbi 90% efikase, një shifër kjo që kënaqi dhe u prit me entuziazëm nga shumë zyrtarë të shëndetësisë dhe prodhues vaksinash.

Gjithashtu ato shtojnë se një grup i pavarur ka monitoruar rezultatet dhe efektet anësore dhe kanë arritur në konkluzionin se vaksina nuk paraqet asnjë shqetësim për shëndetin.

“I vetmi efekt anësor i padëshiruar që është regjistruar është lodhja pas marrjes së dozës së parë apo të dytë, por edhe kjo në nivele të vogla që arrin në 3.7%”, thanë kompanitë.

Të rriturit kanë tendencë të kenë më pak efekte anësore dhe ata që kanë pasur, ishin të buta.

Të dhënat tregojnë se vaksina ka mundur të parandalojë format e lehta dhe të rënda të COVID, sipas kompanisë. Një tjetër lajm i mirë është se vaksina e Pfizer është 94% efektive tek të moshuarit dhe të rriturit, dy kategori që ende nuk dihej deri më sot efektiviteti i vaksinës.

Pfizer planifikon të prodhojë 50 milionë doza këtë vit dhe 1.3 miliardë në 2021.