Vazhdon mbledhja e firmave për dënimin me vdekje, fotoja e Klodian Çalamanit tensionon mamanë e Mateos, babai gris posterin

Vazhdon mbledhja e firmave për dënimin me vdekje, fotoja e Klodian Çalamanit tensionon mamanë e Mateos, babai gris posterin

Vijon mbledhja e firmave nga ana e familjarëve të Mateo Vasiut për të dytën ditë radhazi.

Kjo nismë bëhet sepse familjarët janë duke kërkuar dënimin me vdekje të vrasësit të të miturit, Klodian Çalamani.

Familjarët ishin sërish në qendër të qytetit të Fierit, teksa ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale.

Ka qenë fotoja e vrasësit Çalamani ai i cili ka tensionuar situatën sot, teksa mes lotësh, e ëma ka grisur posterin ku ishte e vendosur fotoja e viktimës dhe autorit.

Ndërsa puthte të voglin ajo u pa duke goditur foton e Klodian Çalamanit, ndërsa pas saj vrapoi i shoqi duke e grisur gjysmën e posterit.

Familjarët janë treguar të vendur në mbledhjen e firmave dhe shpalljen e dënimit me vdekje për autorin./Gazeta Shqip