Vazhdon të mbaj veshur rrobat e ngjarjes, askush nuk e ka vizituar/ Detaje nga qëndrimi i Klodian Çalamanit në burg

Vazhdon të mbaj veshur rrobat e ngjarjes, askush nuk e ka vizituar/ Detaje nga qëndrimi i Klodian Çalamanit në burg

Familjarët e Mateso sot kanë zhvilluar protestë para burgut të Vlorës, ku po mbahet në paraburgim edhe autori Klodian Çalamani.

Gazetari Enrik Mehmeti ka dhënë edhe detaje në lidhje me autorin, i cili prej disa ditësh ndodhet në paraburgim.

Ai tha se Klodiani Çalamani edhe pse ka bërë një vrasje makabër është i qetë. Asnjë familjarë deri më tani nuk ka shkuar që ta vizitojë Çalamanë, teksa thuhet se ai mbanë akoma veshur rrobat me të cilën ka kryer edhe ngjarjen, asnjë nga të burgosurit nuk pranon që t’i vi në ndihmë.

Kujtojmë se Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje

Familjarët e Mateos që kërkojnë drejtësi, tani janë duke zhvilluar protestë në qendër të qytetit të Vlorës.