Vetëm 23 vjeç/ Ky është i riu që u aksidentua për vdekje në Shkodër, humbi kontrollin e “BMW-së”

I riu në foto është Amarildo Preka, 23-vjeçari, i cili humbi jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm, në aksidentin në Shkodër bashkë me një shoqen e tij. Ai ishte duke udhëtuar me një vajzë 16-vjeçare, kur ka humbur drejtimin e automjetit tip “BMW” dhe është përplasur me murin. Dy të rinjtë po ktheheshin nga një festë, ku kishin qenë të dy bashkë. I riu nga Shkodra ishte i apasionuar pas makinave.