Vetëvaret një 13-vjeçar në Lushnje, dyshohet se po bënte video në Tik-Tok

Vetëvaret një 13-vjeçar në Lushnje, dyshohet se po bënte video në Tik-Tok

Policia vijon hetimet për zbardhjen e arsyeve që mund të kenë çuar të miturin të varë veten, mes dyshimeve janë edhe fakti se ai mund të ishte duke bërë një video në rrjetin social Tik-Tok dhe fatkeqësisht argëtimi mund të jetë kthyer në tragjedi. Këto janë ende dyshime dhe nuk janë vërtetuar nga policia, por miqtë e 13-vjeçari shprehen jashtë kamerës se i mituri frekuentonte rrjetet sociale dhe i pëlqente Tik-Tok.

LUSHNJE-Ditën e djeshme në 13-vjeçar humbi jetën pasi ishte vetëvarur me spango në qafë në dhomën e tij në Golem të Lushnjes. Ai u gjet i pajetë nga prindërit, ku edhe pse u dërguar në spital, për të ishte shumë vonë. Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e arsyeve që mund të kenë çuar të miturin të varë veten, mes dyshimeve janë edhe fakti se ai mund të ishte duke bërë një video në rrjetin social Tik-Tok dhe fatkeqësisht argëtimi mund të jetë kthyer në tragjedi. Këto janë ende dyshime dhe nuk janë vërtetuar nga policia, por miqtë e 13-vjeçari shprehen jashtë kamerës se i mituri frekuentonte rrjetet sociale dhe i pëlqente Tik-Tok.

13-vjeçari Arjet Sulovari pasditen e djeshme është gjetur nga familjaret i vetëvarur në dhomën e tij. Pasi e kanë kërkuar në lagje dhe e kanë thirrur disa herë ata kanë shpërthyer derën e mbyllur të dhomës, ndërsa skena që panë para syve ishte tragjike, i vogli i tyre i varur me një spango në qafë dhe një karrige e rrëzuar.

Shokët e klasës janë mbledhur sot në shenjë homazhi në dyert e shkollës, ndërsa anë bankën e 13-vjeçarit me lot në sy ata kanë vendosur lule për mikut të tyre që nuk do e shohim më.