Vin Veli mund të ishte përballë Donaldit në ‘BBV’/ Ish-partneri i Borës zbulon se…

Vin Veli mund të ishte përballë Donaldit në ‘BBV’/ Ish-partneri i Borës zbulon se…

Vin Veli, DJ i njohur shqiptar, ishte i ftuar së fundmi në rubrikën “Trotuar”, ku mes të tjerash ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga “Big Brother VIP Albania”, por e ka refuzuar.

“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”- tha ai duke shtuar se nuk e ndjek programin.

Mirëpo, pas kësaj, vajzat në program, Shqipja dhe Erjola,e kanë ngacmuar duke thënë që përgjigja nuk ishte e sinqertë.

Madje, Erjola i tha se me këtë përgjigje po i duket “i akullt si Bora”.

Me sportivitet, Vini tha se është thjesht i sinqertë dhe si ai ka edhe njerëz të tjerë.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë në 24 orë në atë që ndodh, sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqendrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen, jo të gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka dhe të tjerë”, mbylli ai fjalën e tij.