Xhaxhai i mostrës së Fierit: Do firmos për dënimin me vd.ekje, ditën e ngjarjes ai ishte…

Xhaxhai i mostrës së Fierit: Do firmos për dënimin me vd.ekje, ditën e ngjarjes ai ishte…

Xhaxhai i Klodian Çalamanit, autorit qe i mori jeten 8-vjeçarit Mateo Vasiu, ka bërë një deklaratë të fortë sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

I moshuari deklaroi se ishte pro dënimit me v d ekj e të 38-vjeçarit, ndërsa shtoi se do të firmoste në peticionin e bërë nga familja, e cila po mbledh firmat për v arjen e autorit.

“E mora vesh lajmin se këtu jetojmë këtu afër dhe jemi komshinj. Unë jam mbyllur brenda nuk kam dalë as unë as familja pasi ne na i ka ndaluar edhe policia. Unë e dënoj veprimin e nipit dhe do të firmos për dënimin me v dek je. Ai është rritur i vetëm pasi nëna e tij para se të ndërronte jetë i shoqi u largua në Maqedoni mori edhe fëmijët me vete. Nipi im u kthye rreth moshës 15-vjeçar dhe nuk ka pasur marrëdhënie me nënën dhe motrën dhe vëllain.

Ai jetonte me të ardhura të pakta dhe ishte një njeri që pinte alkool. Ditën e ngjarjes ai ishte si normalisht madje e pash aty afër shtëpisë duke kërkuar bashkë me familjen e Mateos. Mateo vinte te shtëpia këtu luante me fëmijët, e dënoj veprimin e tij, më telefonuan edhe motra e tij edhe vëllai dhe ata e dënuan këtë veprim dhe madje më pyetën se kush ishte qëllimi i tij.”, tha xhaxhai për emisionin e gazetares Evis Ahmeti.